Prishtinë, dt.02.03.2023
Në vazhdën e ndihmës dhe përkrahjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë për institucionet e vendit, sot me dt. 02 Mars 2023 në vizitë pune ishin përfaqësues nga Shërbimi i kujdesit për Pyje USFS dhe Qendra e Pacifikut për Fatkeqësi PDC.
Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Shefki ABDULLAHU i shoqëruar nga stafi i Agjencisë dhe përfaqësues nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK pritën ekspertët e Agjencive nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku ne frymën e bashkëpunimit këmbyen përvojat dhe zotimin për vazhdimësi për ngritje dhe zhvillim te kapaciteteve me fokus Sistemin e Paralajmërimit të Hershem nga Fatkeqësitë.
Me këtë rast, z. Abdullahu ne shenj mirënjohje homologut nga PDC i ndau shenjë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent, nga i cili edhe pranoi një dhurate modeste në shenjë respekti.
Punëtoria me prezantime reciproke nga te dy palët , ofroi te dhëna mbi te arriturat dhe sfidat te cilat kërkojnë mbështetje dhe zhvillim ne te ardhmen.